fbpx

Përgatitje për ekspozitë, Allagjozovski takon artistin shqiptar Anri Sala

Ministri i Kulturës së Maqedonisë, Robert Allagjozovski sot ka pritur në takim artistin pamor me preardhje shqiptare Anri Sala për të filluar përgatitjet e ekspozitës së tij e cila pritet të mbahet vitin e ardhshëm në Hamamin e Daut Pashës, njofton Portalb.mk.

“Artisti i famshëm pamor me prejardhje shqiptare, Anri Sala, i cili këtyre ditëve viziton Shkupin për të bërë përgatitjet për ekspozitën e tij në galerinë e Hamamit të Daut Pashës në vitin të ardhshëm, u prit nga Ministri i Kulturës së Republikës së Maqedonisë, Robert Allagjozovski.
Alagjozovski dhe Sala diskutuan përgatitjet për ekspozitën, e cila është organizuar nga Galeria Nacionale e Maqedonisë. Ministri Allagjozovski riafirmoi mbështetjen e Ministrisë për këtë lloj të projekteve, me të cilat afrohen arritjet artistike moderne botërore për publikun në vendin tonë. Sala e informoi ministrin mbi përgatitjet, theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer me përfaqësuesit e institucioneve tona kulturore dhe paralajmëroi një ekspozitë, e cila do të kënaqë shijet e dashamirëve të artit pamor në vend”, njoftojnë nga Ministria e Kulturës.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button