fbpx

“Posta e Maqedonisë” furnizoi automjete të reja

“Posta e Maqedonisë” sot u furnizua me 24 automjete pikap dhe furgonë me bartje prej 2.5 tonëve për nevojat e kompanisë.

“Ky investim është i rëndësishëm për përmirësimin e procesit teknologjik në ‘Postën e Maqedonisë’ dhe paraqet rritje e konsiderueshme e kapaciteteve të kompanisë. Me këtë furnizim do të përmirësohet cilësia e shërbimeve postare, përmes lehtësimit direkt të fazës së transportit të dërgesave. Përveç përmirësimit të shërbimeve, investimi do të ketë efekt edhe mbi përmirësimin e kushteve të punës gjatë fazës së transportit”, thuhet në kumtesë.

Nga “Posta e Maqedonisë” theksojnë se udhëheqësia mbetet e përkushtuar në përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve të saj në interes të qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button