Zëvendëskryeministri Osmani do të merr pjesë në Komitetin për Stabilizim dhe Asociim në Bruksel

Një delegacion qeveritar, i udhëhequr nga zëvendëskryeministri angazhuar për Çështje Evropiane Bujar Osmani, në përbërjen e të cilit janë edhe ministri i Drejtësisë Bilen Saliјi dhe ministri për Shoqëri Informative dhe Administratës Damjan Mançevski, do të realizojnë një vizitë njëditore në Bruksel.

Në kumtesën nga kabineti i zëvendëskryeministri thuhet se Osmani së bashku me drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në kuadër të DG NEAR, Xhenoveva Luiz Kalavera, do të bashkëkryesojnë me mbledhjen e katërmbëdhjetë të Komitetit për stabilizim dhe asociim, ku do të marrin pjesë edhe anëtarët tjerë të delegacionit.

Mbledhja paraqet komponentë e rëndësishme në procesin euro- atlantik të Republikës së Maqedonisë, ku do të diskutohen impulsi i ri evropian, Plani aksionar për zbatimin e reformave urgjente prioritare, çështjet e hapura politike,  si  dhe të gjitha çështjet që Qeveria tani më u angazhua t’i adresoj në takimet e shumta me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.

Gjatë ditës, delegacioni qeveritar do të realizojë takim me drejtorin e përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Kristijan Danielson. Nga drejtori Danijelson, thuhet në kumtesë, se do të kërkohet, mbështetje për hapa konkrete nga ana e Bashkimit Evropian, që në këtë moment do të paraqesin impuls dhe nxitje të rëndësishme për mbajtjen dhe përforcimin e kursit reformues dhe evropian të vendit.

Pjesëmarrja e zëvendëskryeministrit Osmani dhe ministrave Saliјi dhe Mançevski, vinë në periudhën intensive të agjendës evropiane të Qeverisë e cila korrespondon me përkushtim e fuqishëm dhe angazhimet e marra për përshpejtimin e procesit eurointegrues të vendit tonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button