Të paktën 15 njerëz e kanë humbur jetën gjatë një sulmi me bomba thërrmuese në Sirinë lindore

Të paktën 15 persona e kanë humbur jetën gjatë sulmit me bomba thërrmuese ndaj një fshati në pjesën lindore të Sirisë, i cili është nën kontrollin e Shtetit Islamik.

Dy organizata siriane për mbikëqyrje “Dejr al Zur 24” dhe “Drejtësi për jetë” kumtuan se bombat janë gjuajtur ndaj fshatit Dobllan nga një aeroplan i paidentifikuar.

Në atë rajon vepron aviacioni ushtarak i Rusisë, i Sirisë dhe i koalicionit të kryesuar nga SHBA-ja.

Drejtori i “Dejr al Zur 24”, Omar Abu Lajla deklaroi se në fshat janë zbuluar 15 trupa të pajetë, midis të cilëve gra dhe fëmijë. Ai theksoi se banorët lokal druajnë se numri i viktimave është më i madh.

Ali Rahbe nga “Drejtësi për jetë” theksoi se banorët lokal kanë numëruar 35 persona të vdekur në fshatin i cili gjindet midis strehimeve të SHI-së, Majdfin dhe Bukamall.

Në ndërkohë, Observatori sirian për të drejtat e njeriut theksoi se sipas informacioneve të para në fshatin Dobllan e kanë humbur jetën 30 njerëz në sulmin me bomba thërrmuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button