Për herë të tretë sot u dridh toka në rajonin e Ohrit

Një tërmet i ri me intensitet prej 2,5 ballësh sipas shkallës së Rihterit pasdite e dridhi rajonin e Ohrit.

Sipas rrjetit telemtrik të Observatorit sizmologjik pranë Fakultetit matermatikoro-shkencor në Shkup, tërmeti është regjistruar në 13:29, me epiqendër dhjetë kilometra në verilindje të Ohrit.

Dridhja nuk shkaktoi kurrfarë dëme materiale, por në mënyrë shtesë i shqetësoi banorët e Ohrit, Resnjës dhe vendbanimet e rrethinës, të cilët tanimë disa ditë janë dëshmitarë të dridhjes së tokës.

Vetëm gjatë natës së kaluar janë regjistruar dy dridhje të matura në rajonin e epiqendrës të Ohrit-Resnjës, në orën 0:02 dhe 11:52.

Dridhje janë regjistruar edhe ditëve paraprake, epiqendrat e të cilëve janë të locuara në gjysmën e rrugës midis Ohrit dhe Resnjës, më saktësisht në afërsi të qafës malore Bukovë. Një tërmet është regjistruar para dy ditësh me epiqendër në afërsi të fshatit Dollogozhdë të Strugës.

Ekspertët e sizmologjisë nuk presin të ndodhin tërmete me magnitudë më të madhe, nga atje që çdo tërmet i kaluar humbet potenciali për dridhje më të madhe. Bëhet fjalë për ridistribuim të tendosjes së forcave në rajonin aktiv sizmik, e ndjekur me një sërë dridhjesh të vogla që nuk mund të shkaktojnë ndonjë dëm më të rëndësishëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button