VMRO-DPMNE: PSP dhe LSDM kryejnë presion ndaj gjykatës

VMRO-DPMNE-ja konsideron se PSP-ja nuk posedon kurrfarë dëshmi dhe prandaj me deklarata të rreme dhe shpifëse, në mënyrë jo të natyrshme për një prokurori tentojnë ta fshehin inkuadrimin dhe joprofesionalizmin e tyre.

“E pabesueshme është që sot kur pas intervenimit të PSP-së u anulua seanca gjyqësore, pikërisht ata sulmojnë dhe akuzojnë një tjetër për këtë. Nëse nuk do të ishte intervenimi i PSP-së sot do të kishte seancë dhe shpejtë do të mund të shihej e vërteta, por edhe gënjeshtrat dhe konstruksionet e PSP-së si dhe të mashtruesit Zhernovski”, thuhet në reagimin me shkrim të VMRO-DPMNE-së në deklaratat e kryetari të komunës Qendër, Andrej Zhernovski dhe prokurores, Fatime Fetai.

Sipas VMRO-DPMNE-së, PSP-ja dhe garnitura qeveritare në vazhdimësi përmes deklaratave dhe druajtjeve publike kryejnë edhe presion ndaj gjykatës. Theksojnë se anëtarët e VMRO-DPMNE-së janë objekt i ndjekjes dhe persekutimit politik, ndërsa Nikolla Gruevski dhe të tjerët në mënyrë të rregullt shprehin respektim të gjykatës dhe të procedurave ligjore dhe me këtë rast nuk shpikin kuazi alibi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button