fbpx

Krahas konflikteve etnike, politika e deritashme i nxiti edhe ato religjioze

Edhe pse hulumtimet tregojnë se qytetarëve të përkatësive të ndryshme politike nuk u pengojnë simbolet dhe objektet por edhe religjioni i përkatësisë ndryshe, sërish në praktikë kjo gjë shpesh herë ka ndodh të jetë ndryshe, shkruan Portalb.mk.

FixhriRasti i ngjashëm ka ndodhur me vendosjen e simbolit të Shqiponjës në Çair dhe tentim vendosjes së kryqit në Butel, të cilat ngjallën reagime të shumta në opinion.

Sipas organizuesit të konferencës përmbyllëse të projektit “Imami dhe prifti? Cili do që të jetë, vetëm në rolin e paqes le të jetë” nga organizata ZIP institute, Fexhri Selami, kjo ka ndodhur si rezultat i politikës dhjetëvjeçare.

“Politika ka qenë faktor kryesor i nxitjes së konflikteve dhe tensioneve ndërmjet qytetarëve të përkatësive të ndryshme religjioze, sidomos në dhjetë vitet e fundit. Unë besoj se kjo gjë do të ndryshojë dhe do të balancojë këto marrëdhënie”, tha Selami.

Ndërkaq, sociologu Ali Pajaziti tregoi se rezultatet e hulumtimit tregojnë se qytetarëve të Maqedonisë nuk u pengojnë simbolet fetare ndryshe nga ato vetanake.

“Maqedonia ka një popullatë me mbi 90 për qind që besojnë në Zot. Rezultatet e hulumtimit tonë kanë treguar se simbolet fetare nuk paraqesin problem për shfaqjen në jetën publike të tyre.  Vetmja gjë që i ka penguar është niveli i zërit të ezanit të xhamisë dhe kambanave të kishave. Qytetarët nuk janë të kënaqur me veprimtarinë e deritashme të komunave në ngritjen e urave ndërmjet qytetarëve duke iu shpëtuar politizimit dhe të kalojnë në një sferë ku do të ndihmonte në relaksimin e raporteve ndërmjet qytetarëve të etnive dhe religjiozeve tjera”, tha Pajaziti.

Pajaziti vlerëson se projektet si Shkupi 2014 ka qenë një atentat ndaj bashkëjetesës dhe koekzistencës.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe imami dhe përfaqësuesi i Bashkisë Fetare Islame, Fatmir Zaimi dhe prifti apo përfaqësuesi i Kishës Ortodokse të Maqedonisë, Lupço Veljanoski, të cilët vlerësuan se duhet të punohet edhe më tej me këso lloj probleme dhe të realizohen edhe më shumë projektet të kësaj natyre.

Në këtë hulumtim janë përfshirë Komuna e Butelit, Çairit, Gjorçes dhe Sarajit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button