Zaev-Janakakis: Atmosferë pozitive për ndërtimin e besimit dhe thellimin e bashkëpunimit

Kryeministri Zoran Zaev sot u takua me ambasadorin e Greqisë në Maqedoni, Dhimitris Janakakis, ku, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar për informim, kanë biseduar për mundësitë që i hapin politikat e miqësisë dhe të bashkëpunimit në frymën e respektit të ndërsjellë, që i tregojnë qeveritë e dy vendeve.

U konstatua se është krijuar atmosferë pozitive për ndërtimin e besimit dhe për thellimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Greqisë, për çka ekziston vullnet i shprehur nga të dy palët.

“Dërguam sinjale pozitive për bashkëpunim të fqinjësisë së mirë, pasi Qeveria e re është e përcaktuar ndaj zbatimit të vlerave evropiane dhe të politikave të ndërtimit të urave. Marrim prapa sinjale pozitive nga fqinjët tanë, që i vlerësojmë si hap të madh në zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe në hapjen e perspektivave për qytetarët dhe për Republikën e Maqedonisë”, tha pas takimit Zaev.

Ai përsëriti se përcaktime strategjike të Maqedonisë janë anëtarësimi në Bashkimi Evropian dhe në NATO. Qeveria e re, tha ai, është fuqimisht e përqëndruar ndaj procesit të nevojshëm reformues për integrimet evroatlantike, përmes miratimit të Planit konkret aksional, që tregon se sa seriozisht është e përkushtuar që ta ngrit cilësinë e jetesë së qytetarëve dhe të sigurojë përparim të shtetit.

“Kryeministri Zaev edhe me këtë rast ka shfaqur shpresë se pas Malit të Zi, Maqedonia do të jetë vendi i ardhshëm anëtar i NATO-s”, qëndron në kumtesë.

Ambasadori grek Janakakis, megjithatë, ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim mes vendeve në nivele të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button