Fillon pagesa e subvencioneve për duhanin

Fillon pagesa e subvencioneve për duhanin. Në Ministrinë e Financave janë dërguar urdhëresat për gjithsej 1,5 miliardë denarë apo 25 milionë euro.

Siç kumtoi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski, bujqit pasdite dhe nesër do të mund t’i tërheqin paratë nga bankat.

“Pas pothuajse një muaj arritëm t’i zhbllokojmë proceset që të fillojë pagesa e mbështetjes financiare. Për vetë, një ditë e gjysmë prodhuesit e duhanit do t’i mund t’i marrin mjetet pa kurrfarë procedura selektive dhe kalkulime”, theksoi Nikolllovski në konferencë për shtyp në Qeveri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button