Ndërroi jetë piktori i njohur Agim Faja

Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare piktori i njohur Agim Faja, një ndër ikonat e artit pamor në Shqipëri.

Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të bëhet sot, në orën 17:00 në Shijak.

Faja lindi në Shijak në 14 mars 1939, ku përfundoi Shkollën e Mesme Pedagogjike në Elbasan në vitin 1954 dhe më pas shkon në liceun artistik “Jordan Misja” në Tiranë, ku përfundon studimet në vitin 1958.

Në vitin 1960 ndjek edhe studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve i sapo hapur në atë kohë, ku merr mësime nga pedagogët Vilson Kilica dhe Guri Madhi.

Agim Faja është pjesëmarrës në shumë ekspozita kolektive dhe personale. Në vitin 1987 i akordohet titulli “Piktor i Merituar”, kurse në vitin 1996 presidenti i asaj kohe Sali Berisha i jep titullin “Pishtar i Demokracisë”. Ai është nderuar edhe me titullin “Qytetar Nderi i Shijakut”. /E.SH/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button