Man. Utd kërkon sërish Neymar. Ngecin tratativat për Moratën

Manchester United hidhet sërish në sulm për të blerë Neymar. Sipas tabloidit britanik “Daily Star”, “djajtë e kuq” janë gati të bëjnë gjithçka munden për t’i rrëmbyer Barcelonës sulmuesin 25-vjeçar, e për të plotësuar dëshirën e trajnerit Jose Mourinho.

Gjithnjë sipas “Daily Star”, Manchester United ka arritur deri aty sa të shprehë gatishmërinë e tij për të paguar klauzolën e zgjidhjes së kontratës së Neymarit me klubin katalanas, prej plot 190 milionë eurosh.

Megjithatë, për Manchester United nuk do të jetë aspak e lehtë për të sjellë në “Old Trafford” brazilianin, kjo edhe për shkak të vet futbollistit. Braziliani, i cili u transferua te Barcelona verën e vitit 2013, rinovoi me klubin spanjoll deri në vitin 2021 dhe duket se nuk ka aspak ndërmend të largohet nga nënkampionët e Spanjës.

Ndërkohë, një tjetër problem për Manchester United është ai i blerjes së Alvaro Moratës. U duk se sulmuesi ishte shumë pranë transferimit në “Old Trafford”, por sipas tabloidit “The Sun” blerja e tij nga “djajtë e kuq” është frenuar, për shkak të pretendimeve të Realit të Madridit, që kërkon 80 milionë paund për shitjen e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button