Sugareski dhe Lisijan biseduan për autostradat Kërçovë – Ohër dhe Milladinoc – Shtip

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski sot u takua me ambasadoren kineze Jin Lisijan me të cilën bisedoi për projektet infrastrukturore të mbështetura nga ana kineze, si dhe për problemet e shkaktuara gjatë ndërtimit të autostradave Kërçovë – Ohër dhe Milladinoc – Shtip.

Në takim, siç informoi Ministria dikasteriale, Sugareski ka shprehur shqetësim për afatet e parapara për realizim të këtyre autostradave dhe ka kërkuar mbështetje nga ana kineze për tejkalim më të shpejtë të gjendjes.

“Ky takim ishte më shumë se i nevojshëm që t’i hapim çështjet e lidhura me projektet infrastrukturore të cilët janë të mbështetur nga ana kineze. E informova ambasadoren për gjendjen me ndërtimin e dy autostradave Kërçovë-Ohër dhe Milladinoc-Shtip dhe për problemet që janë paraqitur gjatë ndërtimit, posaçërisht me afatet dhe punimet plotësuese”, ka theksuar ministri Sugareski.

Të dy bashkëbiseduesit kanë biseduar edhe për lidhjet ekonomike midis të dy vendeve, me ç’rast ministri Sugareski ka shprehur falënderim për mbështetjen që RP e Kinës e mundëson për realizimin e projekteve kapitale në Maqedoni.

Ministri Sugareski ka shprehur gatishmëri për vazhdim të bashkëpunimit në drejtim të thellimit të marrëdhënieve të mira midis të dy vendeve, posaçërisht në pjesën e mbështetjes së projekteve infrastrukturore.

LEXO: Për shkak të një gabimi në projektim, autostrada Ohër-Kërçovë do të kushtojë 100 milion euro shtesë

LEXO: Për shkak të populizmit pësoi keq autostrada Kërçovë-Ohër

LEXO: Ja sa kohë duhen që të mbarojë autostrada Ohër-Kërçovë

LEXO: Autostrada Kërçovë-Ohër shtrenjtohet në mënyrë misterioze

LEXO: LSDM: Lëshimet në autostrada janë moskujdes i VMRO-DPMNE-së për nevojat e qytetarët

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button