Në tre ditët e ardhshme fazë e portokalltë në gjithë shtetin

Sipas njoftimit të meteo-alarmit të Shërbimit për punë hidrometeorologjike, gjatë tre ditëve të ardhshme, duke filluar nga neser (e enjte- 29 qershor deri të shtunën -1 korrik) i gjithe territori i shtetit do të përfshihet me temepratura të fazës së portokalltë, për këtë gjë Ministria e Shëndetësisë, siç thuhet në kumtesë, rekomandon që te lirohen nga angazhimet e punës gratë shtatzëna dhe pacientët me sëmundje kronike që janë mbi moshën 60 vjecare, njofton Portalb.mk.

“Ministria e Shëndetësisë, në bazë të Planit të Veprimit për parandalimin e pasojave nga vala e të nxehtit mbi vendbanimet ne Republikën e Maqedonisë, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve rekomandon që te lirohen nga angazhimet e punës gratë shtatzëna dhe pacientët me sëmundje kronike që janë mbi moshën 60 vjecare. Punëdhënësve ju këshillohet që të riorganizojnë orarin e punës në mënyrë që të shmangin aktivitetet në ambiente të hapura në periudhën kohore prej orës 11 deri 17. Ministria e Shëndetësisës rekomandon që të shmangen aktivitetet sportive në ambiente të hapura prej orës 11 deri 17, veçanërisht u rekomandoket institucioneve për kujdesin e fëmijëve (kopshtet e fëmijëve) të mos i ekspozojnë fëmijët në ambiente të hapura në këtë periudhë kohore.
Për qytetarët e vendit kujtojmë se është e nevojshme t’i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat e larta, siç janë: mbrojtja nga ekspozimi i drejtëpërdrejtë në diell, shmangie nga ambientet e hapura nga ora 11 deri në ora 17, mbathje e rrobave të lehta, konsumim i ushqimeve të lehta dhe lëngjeve, mënyrë higjienike e përgaditjes së ushqimit dhe marrje e terapisë së rregullt për pacinetët me sëmundje kronike.
Për shkak të temperaturave të larta që lajmërohen në ditët në vijim potencojmë se duhet vëmendje më e madhe gjatë përgaditjes dhe konsumimit të ushqimit”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.
Informacione lidhur me valët e të nxehtit në vazhdimsi shpërndahen në faqen e Internetit : www.toplotnibranovi.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button