Kina vazhdon modernizimin e ushtrisë, e prezanton një luftanije të tipit të ri (Foto)

Kina e ka lansuar dje një luftanije të tipit të ri, të cilën e ka ndërtuar vetë, në përpjekën e saj të fundit për ta modernizuar ushtrinë, raportojnë mediat shtetërore kineze.

Ky lansim vjen pasi Kina e prezantoi aeroplanmbajtësin e parë të ndërtuar vetë në muajin prill, transmeton Express.

Mes tensioneve të vazhdueshme në Detin e Kinës Jugore, Pekini është duke e marrë një qëndrim tejet kategorik në ujerat për të cilat pohon se saj të saj.

Luftanija shkatërruese 10 mijë tonesh e Kinës do t’iu nënshtrohet testimeve gjithëpërfshirëse.

Luftanija është e pajisur me armë të reja për mbrojtje nga ajri, kundërajrore, anti-anije dhe anti-nëndetëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button