Tilerson u apelon shteteve arabe të mbeten të hapura për negociata me Katarin

SHBA-ja apelon Arabinë Saudite dhe shtetet e tjera arabe të mbeten të hapura për negociata me Katarin në përpjekje që të zgjidhet kriza e madhe diplomatike me fqinjin e tyre.

Sekretari amerikan i shtetit, Reks Tilerson mbrëmë pati takim me përfaqësues të lartë nga Kuvajti dhe Katari. Kuvajti po përpiqet që të ndërmjetësojë në kontestin e Katarit me fqinjët e tij arab në mesin e së cilëve edhe EBA dhe Arabia Saudite.

Zëdhënësi i Departamentit shtetëror deklaroi se Tilerson dhe përfaqësuesi zyrtar i Kuvajtit kanë dakorduar se të gjitha palët duhet të përmbahen me qëllim të ngritjes së bisedimeve produktive diplomatike.

Ministri i Punëve të Jashtme i Arabisë Saudite, Adel al Xhubir dje deklaroi se nuk ka nevojë për negociim por Katari vendosi nëse do ta plotësojë listën me kërkesa.

Arabia Saudite, Egjipti, EBA dhe Baherini të premten i vendosën Katarit 13 kërkesa të cilat duhet t’i plotësojë në afat prej 10 ditësh nëse dëshiron që t’i pezullojë sanksionet diplomatike dhe ekonomike të vendosura para dy javësh për shkak të financimit të terrorizmit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button