Kusari-Lila konfirmon vdekjen e kampionit të kërcimeve nga “Ura e Fshejtë”

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila me anë të një postimi në Facebook ka njoftuar për vdekjen tragjike të kampionit të shumëfishtë të kërcimit nga “Ura e Fshejt” Sali Riza Gërqina, trupi i të cilit ende po kërkohet.

“Dallëndyshja e Gjakovës, me fotot e tij unike, u bë lajm i shtypit e mediave më të njohura botërore duke e promovuar, kultivuar dhe vazhduar në të njëjtën kohë traditën shekullore të legjendave e trimave të shumtë të këtij sporti dhe vendit të tij”.

“Saliu humbi jetën, aty ku bëri historinë, tek Ura e Fshejt. Trupi i të ndjerit ende nuk është nxjerrë nga uji, ndërsa zhytësit e FSK do të vazhdojnë kërkimin sot gjatë ditës.

“Në emër të Komunës së Gjakovës, në emrin tim personal, ngushëllime familjes, shoqërisë, sportistëve dhe klubit të kërcyesve.Prehu në paqe kampion!”, ka shkruar ajo, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button