Indi, lopët më të rëndësishme se gratë

Në Indi, kafshët çdo herë janë konsideruar të shenjta e madje së fundi ato po konsiderohen më të rëndësishme se sa gratë.

Kështu thuhet në një prononcim të fotografit Sujatro Ghosh, i cili në shenj pakënaqësie realizoi projektin e tij  të sestit përplot imazhe ku tregon gratë teksa mbajnë në kokën e tyre maskë lopësh, transmeton Klan Kosova.

“Unë jam e shqetësuar nga fakti se në vendin tim lopët konsiderohen më të rëndësishme se një grua, se duhet shumë më tepër për një grua që përdhunohet ose sulmohet për të marrë drejtësi sesa për një lopë që shumë hindu që konsiderojnë si një kafshë të shenjtë’’ përfundon ai, për BBC.

India shpesh është në lajme për krime kundër grave dhe, sipas statistikave të qeverisë, përdhunimi raportohet çdo 15 minuta.

“Këto raste vazhdojnë me vite të tëra para gjykatësve para se të ndëshkohen fajtorët, ndërsa kur një lopë theret, grupet ekstremiste indiane menjëherë shkojnë dhe vrasin apo rrahin ata që dyshojnë për therje”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sipas tij projekti, është “mënyra e tij për të protestuar” kundër rritjes së ndikimit të grupeve të mbrojtjes së lopëve që janë bërë të inkurajuar që kur Partia Hindu nacionaliste Bharatiya Janata, e udhëhequr nga kryeministri Narendra Modi erdhi në pushtetin e Indisë në verën e vitit 2014 .

“Unë kam qenë i shqetësuar për linçimin e Dadrit [kur një musliman u vra nga një turmë hinduiste lidhur me thashethemet që ai konsumoi dhe ruante viçin] dhe sulme të tjera të ngjashme fetare ndaj muslimanëve nga vigjilentët e lopës”, tha Ghosh, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button