U bë hapja solemne e Ekspozitës Internacionale “Gostivari – 2017”

Dje në qytetin e Gostivarit, solemnisht u bë hapja e Ekspozitës Internacionale “Gostivari – 2017”, që organizohet me rastin e Ditës së Komunës së Gostivarit, 29 Qershorit nga Shoqata e Artistëve Figurativ të Maqedonisë “Draudacum” dhe me përkrahje nga Komuna e Gostivarit dhe Ministria e Kulturës.

Në fjalimin e tij, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta vuri në dukje që mbështetja nga Komuna e Gostivarit do të vazhdojë edhe në të ardhmen për aktivitetet kulturore, dhe me theks të veçantë aktivitetet nga sfera e artit figurativ.

“Arti në historinë e njerëzimit ka luajtur rol të rëndësishëm në përparimin shoqëror dhe zhvillimin kulturor. Kur më pyesin se përse Gostivari qyteti i Gostivarit është qyteti më i bukur, unë u përgjigjem ngqë në Gostivar tani e 12 vite vijnë artistë nga gjithë Bota”, tha Bejta, duke uruar që artistët pjesëmarrës ditët në vijim të kalojnë sa më bukur në qytet dhe me qytetarët e Gostivarit.

Kryetari i Shoqatës së  Artistëve Figurativ të Maqedonisë “Draudacum”, Reshat Ahmeti potencoi që në katër vitet e kaluara, ky aktivitet u ngrit në nivel ndërkombëtar dhe se brenda këtyre viteve morën pjesë mbi 210 artistë të artit figurativ nga tanë Bota, duke filluar nga Japonia, Kina dhe deri në Amerikë.

“Për këto vite kemi arritur një kapital kulturor që në këto hapësira nuk është parë më herët. Por pa përkrahjen e kryetarit të Komunës, z. Nevzat Bejta ne këtë kapital nuk do ta kishim sot”, tha Ameti, duke i ndarë me këtë rast kryetarit të Komunës plaketë me motivin për “Përkrahje të Artit Figurativ”.

Ekspozita Internacionale “Gostivari – 2017”, filloi më 27 qershor dhe do të përmbyllet mç 2 korrik, me  ekspozitën kolektive të punimeve që do të realizohen nga dyzetepesë artistë pjesëmarrës nga shumë shtete të Botës.

Gjatë ceremonisë i pranishëm ishte edhe kryeparlamentari Talat Xhaferi, ish ministri i Drejtësisë, Valdet Xhaferi dhe personalitete të tjera publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button