Eduard Selami: Shpall kandidaturën për kryetar të PD

Eduard Selami ka vendosur të garojë për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, në zgjedhjet që kjo forcë politike do të organizojë në korrik, shkruan Top Channel.

Ky vendim u bë i ditur nga vetë Selami, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter”.

“Demokratë të nderuar! Me ndjenjë përgjegjësie dhe synim për t’i rikthyer së bashku PD, lavdinë e merituar, shpall kandidaturën për Kryetar!”, shkruan Selami në profilin e tij.

Kështu pas Lulzim Bashës, Eduard Selami është kandidati i dytë që do të synojë të marrë drejtimin e PD-së, në zgjedhjet e korrikut.

Më herët Basha ngriu pozicionin e tij si kryetar dhe i hapi rrugë organizimit të procesit të zgjedhjes së kreut të PD-së sipas parimit ‘një anëtar, një votë’, duke premtuar se do të garojë me projektin e tij, për të mbajtur drejtimin partisë.

Eduard Selami nuk bënte pjesë në asnjë prej grupeve të personave që firmosën kërkesat për dorëheqjen e Bashës, pasditen e të martës.

Selami gjithashtu, nuk polemizoi me Bashën as kur ky i fundit e la jashtë listave të kandidatëve për deputetë, por shprehu publikisht mbështetje për emrat e përzgjedhur nga ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button