Ahmeti pas takimit me partitë: Më duhen orë të tëra për të folur për pikat e përfshira në programin qeveritar

17:15 – “Më duhet me orë të tëra të tregojë se cilët pjesë të Deklaratës së partive shqiptare janë të përfshira në programin qeveritar”, ky ishte qëndrimi i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, pas takimit të sotëm me partitë politike parlamentare shqiptare, në lidhje me atë se cilat pika të Deklaratës Shqiptare janë përfshirë në programin qeveritar raporton Portalb.mk.

“Takimi i sotëm ishte në vazhdimësi e takimeve mes partive politike parlamentare shqiptare, vlerësuam punën e mirë që është bërë deri më tani, kemi bërë bilanc të të gjithë programeve zgjedhore të parive politike me çka një pjesë e tyre përcaktimeve, tanimë një pjesë e tyre vetëm se janë përfshirë në programin qeveritar. Ja t’u marrë shembull praktik, kemi kërkuar të bëhen takime e rregullta me fqinjët, rezultate ka pasur takime në Sofje, në Athinë, por dhe vizitat që do të bëhen nga autoritet e larta si paralajmërimet e Nimicit dhe Pribesë etj.”, deklaroi Ahmeti.

Ali Ahmeti gjithashtu tha se pjesëmarrja e PDSH-së në këto takime është pozitive dhe sipas tij, edhe pse kjo parti është opozitare edhe ajo do të duhet që ta drejtojë, sipas rotacionit këtë tryezë.

“Pavarësisht se është parti opozitare, edhe ajo do ta drejtojë një takim të këtillë të përbashkët, ndamë brengosje të përbashkët që Besa nuk ka marrë pjesë. Të gjithë partitë politike e kanë përshëndetur pjesëmarrjen e PDSH-së”, tha Ahmeti.

Lideri i BDI-së, apeloi deri te Lëvizja BESA që të formojë nominojë anëtarë për në Komisionin për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut, pasi që sipas tij, me këtë po e bllokon procesin për zbardhjen e rasteve të ndjeshme në opinion.

“Apelojmë te Lëvizja BESA që ata në Komisionin e përbashkët për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut, ta emërojë sa më shpejtë sepse për ne është shumë me rëndësi që ky komision të fillojë të funksionojë, për shkak se kemi shumë raste që duhet të zbardhen rasti “Kumanova”, “Monstra”, “Brodeci” etj. dhe ky proces është bllokuar për shkak të mos nominimit të Lëvizjes BESA”, tha Ahmeti.

Pas takimit u deklarua edhe përfaqësuesi i PDSH-së Luan Tresi, i cili tha se arsyeja e pjesëmarrjes së subjektit të tij politik në këtë takim është thjesht për tu informuar se deri ku ka arritur realizimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

“Erdhëm në këtë takim që t’i marrim informatat nga partitë shqiptare në Qeverise deri ku ka mbri realizmi i të drejtave të shqiptarëve nga kjo Qeveri, pasi që PDSH në platformën e saj me theks të veçantë i trajton të drejtat e shqiptarëve gjegjësisht avancimin e të drejtave të shqiptarëve. Partitë nënshkruese të platformës janë deklaruar se nëpërmjet saj do të punojnë në avancimin e të drejtave të shqiptarëve, andaj ne vendosëm që të marrim pjesë në këtë takim me qëllim që të informohemi se deri ku është realizimi i tyre dhe cilat janë planet e tyre për të ardhmen.

PDSH si parti opozitare është deklaruar se mbështet çdo nismë institucionale që ka të bëjë me avancimin e të drejtave të shqiptarëve, po edhe integrimet evropiane”, deklaroi Luan Tresi, përfaqësues i PDSH-së në këtë takim.

14.10- Filloi mbledhja për shqyrtimin e zbatimit të Paltformës Shqiptare, të pranishëm janë: Ali Ahmeti, Ziadin Sela, Artan Grubi, Arben Taravari, Izet Mexhiti, Vesel Memedi dhe Gëzim Ostreni, raporton Portalb.mk.

Risi në këtë takim është prania edhe e Partisë Demokratike Shqiptare nëpërmjet përfaqësuesit të saj Luan Tresi.

19619718_10209345406499489_1005185730_o

14.00 Sapo kanë arritur disa nga deputetët në mbledhjen që Ali Ahmeti dje ftoi për shqyrtimin e zbatimit të Paltformës Shqiptare.

19549785_10209345304176931_1566412604_o


Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti dje ftoi të gjitha partitë parlamentare për tu takuar sot në hotelin Aleksandar Palace, për shqyrtimin e zbatimit të Paltformës Shqiptare, njofton Portalb.mk.

Mirëpo, siç bëri të ditur Portalb, kësaj thirrje ju janë përgjigjur pozitivisht vetëm Aleanca për Shqiptarët.

“Në përputhje me Deklaratën e Përbashkët të partive politike shqiptare të miratuar më 7 janar të këtij viti dhe obligimet e ndërsjella për të thirrur takimet e rregullta të Tryezës së partive parlamentare shqiptare në mënyrë që bashkarisht ta mbikqyrim rrjedhën e zbatimit të Deklaratës, kam nderin që t’ju ftoj në takimin e rradhës të Kryetarëve të partive parlamentare shqiptare që do të mbahet ditën e mërkurë, më 28 qershor 2017 me fillim në ora 14:00 në hotelin Aleksandar Palace në Shkup”, thuhet në ftesën e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti.

Por, në këtë takim nuk do të merr pjesë Lëvizja BESA, ngaqë siç shprehen ata, do të marrin pjesë në takim vetëm nëse plotësohen disa kushte.

Ashtu siç ju kishim njoftuar në një shkresë në krye të herës, për neve Tryeza e Partive Parlamentare nuk është kjo që e mendoni ju dhe ne nuk pranojmë improvizime karikaturale vetëm sepse dikush ka nevojë për protagonizëm politik.

Sidoqoftë, në interes të koordinimit të aktiviteteve të partive politike shqiptare në Maqedoni, ne jemi të gatshëm për takim përmbajtjesor, e jo ceremonial e për mashtrim të opinionit, andaj ju njoftojmë siç vijon:

  1. Për shkak se takimin që e keni ftuar në hotel “A. Palace” e konsiderojmë pluhur syve për opinionin shqiptar, vetëm sa për sy e faqe dhe pa asnjë përmbajtje, siç edhe dëshmon ftesa tuaj, ne ju propozojmë që takimi, në vend nëpër hotele, të mbahet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
  2. Nëse jeni vërtet të gatshëm që të flasim për avancimin çështjes shqiptare në Maqedoni, pra pa këso kalkulime mediale, ne ju ftojmë që të takohemi në hapësirat e Kuvendit, sepse duam të diskutojmë për gjëra thelbësore dhe nuk kemi kurrfarë kënaqësie që të fotografohemi me asnjërin nga politikanët që mund të jenë në atë takim.
  3. Propozojmë që takimi në Kuvend të koordinohet nga koordinatorët e grupeve parlamentare (ose përfaqësuesit e partive përkatëse), ndërsa në të të ketë dy pika të rendit të ditës:

1) Raport me shkrim nga BDI dhe Aleanca për Shqiptarët se çfarë është përfshirë në programin qeveritar nga Deklarata e Përbashkët e Partive Politike Shqiptare në Maqedoni dhe me çfarë dinamike do të realizohet ajo;

2) Hartimi i planit për propozim-ligjin e gjuhës shqipe dhe krijimi i grupeve të punës për përpilimin e tij”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Lëvizja Besa.

Përndryshe, Platforma Shqiptare është dokument i dalë nga programet zgjedhore të partive politike shqiptare të Maqedonisë, Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA, me qëllim për të shprehur përkushtimin e tyre për realizimin e të drejtave kombëtare në mandatin e ardhshëm qeveritar nëpërmjet mbështetjes së ndërsjellë në përputhje me frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetutën e Maqedonisë.

Pikat kryesore të kësaj Platforme janë:

  1. Arritja e barazisë së plotë në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën
  2. Arritja e barazisë ekonomike dhe e mirëqenies shoqërore, sidomos nëpërmjet zhvillimit të barabartë rajonal
  3. Përforcimi i sundimit të së drejtës, si parakusht për ecurinë e procesit të integrimit euro-atlantik
  4. Krijimi i një fryme mirëbesimi në funksion të marrëdhënieve të mira ndëretnike si element thelbësor për stabilitetin politik të vendit
  5. Zgjidhja e çështjes së emrit, në përputhje me vlerat europiane dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare
  6. Marrëdhënie të mira me fqinjët
  7. Integrim i shpejtë në NATO dhe në Bashkimin Europian. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button