Shkarkohen Lluka Kërzhalloski, Filip Petrovski dhe zëdhënësi i Qeverisë Aleksandar Gjorgjiev

Qeveria në mbledhjen e sotme e ka shqyrtuar planin për ndërtimin e objektit të ri për Qendrën Klinike në Shkup, me çka janë konstatuar shumë pjesë problematike në lidhje me ndërtimin, lokacionin dhe çështje të tjera në lidhje me këtë projekt, thuhet në njoftimin nga pres shërbimi i Qeverisë, përcjell Portalb.mk.

Në mbledhjen e sotme janë sjellë më shumë vendime kadrovike. Është shkarkuar zëdhënësi i deritanishëm i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev.

Është shkarkuar si dhe k.d. drejtori i NP Gazeta zyrtare, Lluka Kërzhalloski, në vend të tij është emëruar Martin Kostovski.

Është shkarkuar edhe drejtori i deritanishëm i Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë, Filip Petrovski dhe në vend tij është emëruar Kirill Petrov.

Darko Kaevski është emëruar drejtor i Agjencisë për të rinj dhe sport në vend të drejtorit të deritanishëm, Marjan Spaseski.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button