fbpx

Ditë e ngjeshur me takime për kryeparlamentarin Xhaferi

 Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Spanjës në Republikën e Maqedonisë, Ramona Baroa Karanza.

Xhaferi, siç kumtoi Seksioni për informim publik dhe marrëdhënie me opinionin, shprehu falënderim për urimet me rastin e zgjedhjes së tij kryetar i Kuvendit, të cilat ia përcolli ambasadori i Spanjës, i cili i dorëzoi edhe letër me urime për zgjedhjen e tij drejtpërdrejt nga Kryetari i Parlamentit të Mbretërisë së Spanjës.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë në takimin e potencoi nevojën për përforcimin e marrëdhënieve të përgjithshme politike dhe ekonomike me Mbretërinë e Spanjës, dhe shfaqi shpresë se në atë drejtim të përforcimit do të lëvizë edhe bashkëpunimi i ndërsjellë parlamentar ndërmjet të dyja vendeve.

Gjithashtu, Xhaferi e shprehu falënderimin për mbështetjen që ia jep Spanja Republikës së Maqedonisë në rrugën euroatlantike dhe theksoi nevojën për ndihmë ekspertësh gjatë fillimit të negociatave me BE-në dhe Republikën e Maqedonisë.

Ambasadori i Spanjës e theksoi gatishmërinë e vendit të tij, si dhe qeverisë së Spanjës, për të vazhduar me mbështetjen e procesit eurointegrues si dhe mbështetjen e angazhimit për NATO dhe BE.

Ai shfaqi shpresën se ngjarjet e 27 prillit janë histori edhe më tutje do t’i hapim perspektivat tona në frymën e rrjedhave evropiane.

Në fund të dy bashkëbiseduesit shfaqën shpresë se kriza politike në Republikën e Maqedonisë është pas nesh dhe suksesshëm do të vazhdojmë më tutje drejt zhvillimit dhe demokratizimit të shoqërisë sonë.

Takim Xhaferi Keiho Haneda

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot u takua me ambasadoren e sapoemëruar të Japonisë në Republikën e Maqedonisë, Keiho Haneda.

Xhaferi, siç informon Seksioni për informim publik dhe marrëdhënie me publikun, në fillim të takimit, e shprehi kënaqësinë e tij dhe i dërgoi urime ambasadorit të parë rezident të Japonisë me seli në Shkup, Republika e Maqedonisë, dhe shpreson se tani do të krijohen kushte më të mira për thellimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat.

Ai potencoi se edhe pse largësia gjeografike e të dyja vendeve është e madhe, përsëri marrëdhëniet ndërmjet të dy popujve janë të afërta dhe miqësore dhe kështu duhet edhe të mbesin.

“Presim në periudhën që vijon t’i formojmë grupet parlamentare për bashkëpunim, në mesin e të cilave edhe me Mbretërinë e Japonisë, dhe ta intensifikojmë bashkëpunimin parlamentar, si dhe të gjitha marrëdhëniet politike dhe ekonomike ndërmjet të dyja vendeve“, theksoi Xhaferi.

Ambasadorja japoneze ia uroi Talat Xhaferit zgjedhjen Kryetar i Kuvendit dhe e shprehi kënaqësinë e saj të miqësisë që e ka vërejtur te qytetarët e Maqedonisë.

Ajo theksoi se ka shumë punë që duhet t’i bëjë gjatë kohës së mandatit të saj në vend dhe shprehi interes të madh rreth përforcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe e shprehi gatishmërinë e saj t’i vizitojë zonat e lira ekonomike dhe të njoftohet me mundësitë për zhvillim dhe bashkëpunim reciprok.

Në fund, të dy bashkëbiseduesit e theksuan shpresën e tyre për stabilizim dhe integrim euroatlantik të Republikës së Maqedonisë.

Xhaferi u takua me drejtoreshën e Drejtorisë për Zgjerim, kompetente për Ballkanin Perëndimor të KE-së

 Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, realizoi takim me drejtoreshën e Drejtorisë për Zgjerim, kompetente për Ballkanin Perëndimor të Komisionit Evropian, Genoveva Ruiz Kallavera.

Në fillim të takimit, Genoveva Ruiz Kallavera, shprehi kënaqësinë se gjatë vizitës së saj të parë në Republikën e Maqedonisë ka mundësi së pari të takohet me Kryetarin e Dhomës Ligjvënëse, Talat Xhaferi.

Gjatë kohës së takimit, bashkëbiseduesit u pajtuan se po realizohet dinamika e paraparë e aktiviteteve lidhur me funksionimin efektiv dhe efikas të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në realizimin e kompetencave të tij si dhomë ligjvënëse.

Xhaferi edhe njëherë potencoi se Kuvendi mbetet i hapur për qytetarët dhe sektorin civil duke u angazhuar për ndryshimin e perceptimit të tanishëm për Kuvendin dhe ky të bëhet korrigjues i vërtetë i pushtetit ekzekutiv.

Drejtoresha e Drejtorisë për Zgjerim, kompetente për Ballkanin Perëndimor të Komisionit Evropian, Genoveva Ruiz Kallavera edhe një herë qartë e theksoi mbështetjen e institucioneve evropiane në rrugën drejt integrimeve euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.

“Bashkimi Evropian me vëmendje do t’i ndjek proceset demokratike, sundimin e së drejtës, si dhe reformat në administratën publike dhe do të vazhdojë të kritikojë në mënyrë konstruktive në lidhje me proceset eurointegruese të vendit”, theksohet në kumtesën nga pres-shërbimi i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button