Thaçi uron Vuçiçin për detyrën e presidentit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një bisede telefonike ka uruar Presidentin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç për marrjen e detyrës së presidentit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Thaçi përmes një postimi në profilin e tij në rrjetet sociale ka theksuar se presidentët janë pajtuar po ashtu në vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me presidentin Serbisë, Aleksandar Vuçiç të cilin e urova për detyrën e re. Gjithashtu, diskutuam dhe u pajtuam të vazhdojmë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe të punojmë bashkërisht për zgjidhjen e të gjitha çështjeve me interes të ndërsjellë”, ka shkruar Thaçi në postimin e tij.

Thaçi uron homologun Nishani për procesin zgjedhor në Shqipëri

Ndërkaq, presidenti Thaçi në një bisede telefonike, sot ka uruar edhe presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishanin për “mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, i mbajtur të dielën më 25 qershor.”

“Institucionet, partitë politike dhe qytetarët atje, sikurse edhe në Kosovë, dëshmuan pjekuri dhe kulturë të lartë politike, duke organizuar zgjedhje të lira dhe demokratike. Kosova dhe Shqipëria kanë krijuar traditë të mirëfilltë të organizimit të zgjedhjeve me standarde evropiane”, ka shkruar Thaçi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button