Mesila Doda mbetet jashtë Parlamentit, dy lëvizjet e heshtura të politikanes

Sipas rezultateve të deritanishme, PDIU nuk ka marrë asnjë mandat në Tiranë duke lënë jashtë Parlamentit kryetarin e kësaj force, Shpëtim Idrizi. Ndërsa numërimi i kutive të fundit po diskuton mandatin e kryesuesit Idrizi, për numrin dy të listës Mesila Doda nuk ka asnjë mundësi që të jetë pjesë e Parlamentit, si deputete e PDIU-së.

Edhe pse ka zhvilluar një fushatë intensive, të parën me këtë forcë politike, pas largimit nga Partia Demokratike, e renditur e dyta në Tiranë, Doda nuk ka mundur të sigurojë një vend në Parlament, edhe pse PDIU deri tani është forcë e katërt në vend.

Ndërkaq, Mesila Doda, mbrëmjen e djeshme, teksa rezultatet po tregonin mbetjen e saj jashtë Parlamentit, në faqen e saj zyrtare, të përdorur deri tani për fushatë dhe deklarata politike e qytetare, në vend të një deklarate, ndryshoi foton “cover”. Fotoja ka në sfond flamurin shqiptar dhe përcjell qëndrimin e pandryshuar të Mesilës, të mbrojtur dhe gjatë fushatës me PDIU “Veç një atdhe”.

Ajo ka ndryshuar foton “cover” edhe në profilin personal ku fytyra i përcjell gjithashtu një ndjesi që mund të shpjegohej edhe me qëndrimin për rezultatin ndërsa mjedisi ku ndodhet mbetet gjithsesi festiv.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button