Angjushev – Romeo: Qeveria e Maqedonisë është e përkushtuar në obligimet nga Procesi i Berlinit

Qeveria është e përkushtuar në prioritetet urgjente reformuese, si dhe në obligimet e të ashtuquajturit Procesi i Berlinit. Do të punojë në reforma në sektorin energjetik dhe në krijimin e biznes klimës së volitshme për investitorët e vendit dhe të huaj, ndërsa konkurrencen e kompanive do ta ngrit me investime në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, tha sot zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev në takimin me ambasadorin italian, Karlo Romeo.

Siç kumtoi kabineti i Angjushevit, takimi realizohet në prag të Samitit për Ballkanin Perëndimor në Triestë, që do të mbahet më 12 korrik, e në kuadër të Procesit të Berlinit, për integrim më të shpejtë të vendeve nga ky rajon në BE.

Romeo, si përfaqësues i vendit nikoqir të Samitit të sivjemë për Ballkanin Perëndimor, i prezantoi prioritetet e kryesimit italian dhe agjendën e hollësishme. Ai e përshëndeti formimin e Qeverisë dhe ka shfaqur shpresë se proceset për integrim të Republikës së Maqedonisë, si dhe të tërë rajonit në BE do të zhvillohen me dinamikë më të shpejtë.

Republika e Italisë, si kryesues aktual me procesin, do të ndihmojë, tha Romeo, për intensifikimin e aktiviteteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button