Në vitin 2012 BIE i ka dhënë 100 milionë euro Maqedonisë që kanë sjellë 2.000 vende të reja pune

Banka Investuese Evropiane (BIE) ka siguruar hua prej 100 milionë euro për Bankën e Maqedonisë për Mbështetje të Zhvillimit (BMMZH) në vitin 2012, për përmirësim të qasjes deri te financat për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në vend.

Këtë, siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Luksemburgu, sot e konfirmoi banka Bashkimit Evropian, që janë të hollat të cilat janë pjesë nga gjashtë miliardë euro që BIE i ka investuar për periudhë prej pesë viteve në vende nga fqinjësia jugore dhe në Ballkanin Perëndimor. Këto mjete, sipas shpjegimit të kësaj banke të BE-së kanë kontribuuar që të ruhen 16,5 mijë vende pune në Maqedoni, si dhe të krijohen dy mijë vende të reja pune.

Njëqind eurot që i ka marrë Banka e Maqedonisë për Mbështetje të Zhvillimit, sipas Bankës Investuese Evropiane i ka mundësuar kësaj banke promovuese kombëtare t’u huazojë bankave lokale në Maqedoni dhe kanë siguruar financim të 44 ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe katër ndërmarrjeve të mesme-të mëdha në vend.

“Kreditë në mesatare janë 222.000 euro, me kohëzgjatje mesatare prej 5,5 vite, me përmirësim të jashtëzakonshëm të kredive për huazim të cilët u janë qasëse ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në tregun lokal. Ky kreditim ndihmoi që të ruhen 16.542 vende pune në kompanitë shfrytëzuese dhe krijoi mbi 2.000 vende të reja pune. Kjo ndihmoi që të financohen investimet nga ana e kompanive-shfrytëzuese me gjithsej 171 milionë euro”, njoftuan nga Banka Investuese Evropiane me seli në Luksemburg.

Nga huat e volitshme të BIE-së për projekte zhvillimore në kuadër të sektorit privat, përveç Maqedonisë, dobi kanë pasur edhe Maroku dhe Egjipti, vende nga fqinjësia e Unionit, ndërsa në sektorin publik, krahas Egjiptit, kanë përfituar edhe Tunizi dhe Jordani. Këto hua të volitshme, banka e Bashkimit Evropian i ndan për mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në vendet e fqinjësisë dhe Ballkanit Perëndimor në thirrje të Këshillit të Evropës për intensifikim të mbështetjes së këtyre vendeve, me qëllim që të njëjtat të realizojnë rritje ekonomike dhe të arrijnë qëllime të qëndrueshme zhvillimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button