Timonie: Realizimi i Marrëveshjes së Ohrit, i rëndësishëm për hapërim evropian

“Marrëveshja e Ohrit është bazë e krijimit të një shoqërie të barabartë dhe zbatimi i këtij dokumenti është shumë i rëndësishëm në hapërimin e vendit drejt familjes evropiane” kështu ka vlerësuar ambasadori i Francës në Maqedoni, Kristian Timonie në takim me zëvendëskryeministrin për realizim të Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika, njofton Portalb.mk.

Ambasadori mes tjerash theksoi se qeveria e re duhet të angazhohet në çështjen e  përfaqësimit të drejtë, me realizimin e të cilës, shteti do të ketë një pasqyrë më të qartë për të inicuar hapa për balancim të bashkësive etnike dhe zhvillimit të mëtutjeshëm të shoqërisë multietnike.

Ndërkaq, duke marrë parasysh dinamikën e deritanishme të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, zëvendëskryeministri Lika ka vlerësuar se çështja e përdorimit të gjuhëve vazhdon të jetë temë e hapur dhe sipas marrëveshjes për koalicionim duhet të miratohet ligj në bazë të prioriteteve dhe reformave që parashihen nga kjo qeveri.

Bashkëbiseduesit kanë konstatuar se zbatimi i kësaj Marrëveshjeje ka hasur në vështirësi dhe tejzgjatja në kohë ka krijuar vakum në ndërtimin e mirëfilltë të raporteve mes komuniteteve, andaj u dakorduan që duhet të ketë një qasje më konkrete në zbatimin e plotë të këtij dokumenti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button