Të dyja në të njëjtin festival, por asnjëherë nuk shihen së bashku

Pavarësisht se ndonjëherë është origjina ajo që i bën njerëzit të jenë më solidarë me njëri-tjetrin sidomos kur janë larg vendlindjes, duket se nuk funksionon njësoj për dy vajzat e famshme në arenën ndërkombëtare, Dua Lipa dhe Rita Ora.

 Dy shqiptaret ishin pjesëmarrëse në festivalin e madh të përvjetshëm “Glastonbury” që mbahet në Britani të Madhe. Edhe Rita edhe Dua janë parë në këtë festival në shoqërinë e këngëtares angleze Charlie XCX, por nuk është dhënë asnjë shenjë se ka pasur komunikim mes tyre.

Rita dhe Dua janë nga Kosova dhe të dyja kanë prekur majat e famës botërore duke bashkëpunuar me këngëtarë të famshëm dhe duke u bërë pjesë e shumë ngjarjeve të mëdha në botën e muzikës dhe artit në përgjithësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button