fbpx

Moti i nxehtë, Kryqi i Kuq do të shpërndajë ujë dhe fletushka me këshilla nëpër Shkup

Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit paralajmëroi se me mbështetjen e autoriteteve qeveritare do të formojë grupe mobile të cilët do të patrullojnë nëpër qytetin e Shkupit ku do të shpërndajnë ujë dhe fletushka me këshilla se si qytetarët të përballen me të nxehtin, njofton Portalb.mk.

Ata, siç njoftojnë nga Kryqi i Kuq, do të shpërndajnë ujë dhe fletushka me këshilla, do ta matin shtypjen e qytetarëve të cilët ankohen nga simptomat, ndërsa për rastet e vështira do të sigurojnë transport deri në institucionin e spitalit më të afërt ose deri në shtëpinë e personit.

Nga e mërkura deri të premten, ka katër grupe mobile do të dalin në terren prej orës 11-të deri 17-të dhe do të patrullojnë nëpër rajonin qendror të qytetit të Shkupit dhe nëpër stacionet e autobusëve.

Dy ekipe gjatë fundjavës do të dalin në stacionet e shpëtimit malor Vodno dhe Matkë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button