SHBA do të ndalojë shitjen e armëve në Gjirin Arab

Kryetari i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, Bob Corker, ka thënë se do të ndalojë shitjen e armëve në Arabinë Saudite dhe vendet e tjera të Gjirit Arab derisa këto vende të zgjidhin konfliktet e tyre me Katarin, shkruan REL.

Presidenti Trump më herët ka nënshkruar një marrëveshje për t’i shitur Arabisë Saudite, armë në vlerë 110 miliardë dollarë.

Sidoqoftë marrëveshja kompletohet vetëm pas miratimit nga kryetari i Komitetit të Senatit.

Senatori republikan, Bob Corker, që është kryetar i Komitetit të Senatit, në një letër drejtuar sekretarit të SHBA-së, Rex Tillerson, ka thënë se nuk do të miratojë planin për shitjen e armëve pasi “konfliktet e fundit” vetëm dëmtojnë përpjekjet për luftimin e Shtetit Islamik dhe Iranit.

Vendet e Gjirit Arab përfshijnë vendet si Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe Bahreini të cilat kanë ndërprerë kontatet me Katarin, me akuzat se po përkrah terrorizmin.

Edhe Kuvajti dhe Omani janë pjesë e Gjirit, të cilat janë të distancuara nga ky konflikt dhe po bëjnë përpjekje për ndërmjetësim në mes të këtyre vendeve, që janë në konflikt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button