Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami u takua me ambasadoren e Kroacisë, Danijela Barishic

Sot kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, së bashku me deputetin, Fadil Zendeli dhe anëtarin e Kryesisë Qendrore, Kastriot Rexhepi u takuan me Ambasadoren e Kroacisë në Maqedoni, Danijela Barishic.

Në këtë takim miqësor është diskutuar për aktualitetet politike dhe sfidat e ardhshme të shtetit pas formimit të Qeverisë dhe funksionimi i punës së Parlamentit, si dhe për ndërtimin e bashkëpunimeve me parti të përfarëta programore në Kroaci.

Kasami e njoftoi ambasadoren Barishiç për rolin e Lëvizjes BESA duke e bërë punën si një opozitë konstruktive.

Palët janë dakordësuar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button