Tom Doshi si Reme Lala: I jap besën Edi Ramës

Tom Doshi pas marrjes së mandatit në Shkodër ka dhënë një deklaratë për median.

I lumtur për fitoren e thellë, Doshi deklaron se ka mbështetjen e Ramës për mandatin 4 vjeçar dhe se ka qënë vetë Rama i cili e ka uruar atë për fitoren.

Në këtë mënyrë Tom Doshi bën me dije se do të bashkohet me kryeministrin Rama për të qeverisur së bashku në katër vitet në vazhdim.

Ndërkohë Doshi foli edhe për ministrin Dimitr Bushati për të cilin tha se “ai ka lindur i zi dhe ska pse ta komentoj”.

Deputeti Doshi premtoi se do te mbeshtese Vllaznine ne sezonin e ardhshem qe te formoje nje skuader te mire ndryshe nga 5 vitet e fundit.

“Une e mora i vetem mandatin dhe me shume faktor kunder meje duke tentuar te me demtojne. Cfare nuk eshte bere, jane blere 3 vota 1 mln leke te vjetra apo nje vote 100 euro.

Bera gabim qe bera ate miting sepse i futi friken kundershtareve dhe moren masa. Pritsha nje rezultat edhe me te mire”, -tha Doshi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button