E bujshme, Lazio tenton afrimin e Ledian Memushajt

Simone Inzaghi u ka kërkuar drejtuesve të skuadrës një përforcim në mesfushë. Sipas “Corriere dello Sport”, Memushaj është objektivi i skuadrës bardhekaltër.

Shqiptari ka përvojën dhe cilësinë e duhur për t’u bashkuar me skuadrën e Lazios, teksa skuadra e tij aktuale, Pescara do të zbresë në Seria B.

Bardhekaltrit e shikojnë mesfushorin e Kombëtares si një element të rëndësishëm në repartin e mesfushës, pasi ai pritet që të zërë vendin e Biglias, i cili me shumë mundësi do të largohet në drejtim të Interit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button