Anulohet seanca e Këshillit të Prokurorëve Publik “Sopoti” dhe “Puç“

Seanca e Këshillit të Prokurorëve, në të cilën duhej që të debatohet për rastet “Puç“ dhe “Sopot” është anuluar për enjten, njofton Portalb.mk.

Arsyet për anulimin nuk tregohen.

“Sopoti“

Rasti i “Sopotit” është që nga viti 2003, kur gjatë eksplodimit të një mine në afërsi  të Sopotit humbën jetën dy ushtarë polak dhe një civil.

Për këtë rast u gjykuan 10 banorë të fshatit Sopot me gjithsej 140 vite burg, shumica e të cilëve vuajtën nga shtatë vite burg, kurse tani ndodhen në liri me detyrim paraqitjeje çdo javë në gjykatë.

Nga materialet e përgjuara të publikuara nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, dëgjohet se si ish ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska dhe ish shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov, diskutojnë për rastin në fjalë dhe thonë se të akuzuarit pafajsisht janë burgosur.

Në një bisedë tjetër telefonike dëgjohet se si deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VMRO DPMNE-së në Kuvend, Ilija Dimovski, ka kërkuar nga Gordana Jankullovska dhe prokurori Marko Zvërlevski paraburgim për bashkëqytetarët e tij në procesin gjyqësor “Sopoti”, në kundërshtim me vendimet e mëparshme të Gjykatës. Dimovski kërkoi nga Jankullovska ta detyrojë Marko Zvërlevskin dhe të caktojnë burgim, pa e respektuar gjykatën dhe prezumimin e pafajësisë.

LEXO më shumë: Rasti “Sopoti

Rasti “Puç”

Prokuroria Speciale Publike 18 janar, deklaroi se heqë dorë nga aktakuza për rastin “Puç“ pasi që gjendja faktike është e kundërt me dëshmitë nga rastet “Target” dhe “Fortesa”, transmeton Portalb.

Rastin “Puç“ e hapi Prokuroria Themelore Publike (PTHP) në prill të vitit 2015. Kjo ishte një farë lloj përgjigje ndaj “bombave” të Zoran Zaevit, liderit të LSDM-së. Në rastin “Puç” për spiunazh dhe dhunë ndaj zyrtarëve shtetërorë, të akuzuar ishin, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ish shefi i Policisë Sekrete, Zoran Verushevski dhe bashkëshortja e tij Sonja, Branko Palifrov, i punësuar në Komunën e Strumicës dhe Gjorgji Lazarevski i punësuar në MPB.

LEXO: Gjërat që do të mbahen mend nga afera e përgjimeve “Puç“ (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button