Është shtyrë gjykimi për rastin “Ryshfet”, seanca e ardhshme është caktuar për 27 shtator

Gjykatësja Dijana Gruevska- Ilievska, edhe pse tha se janë plotësuar kushtet që të fillojë diskutimi kryesor për rastin “Ryshfet”, megjithatë e ka shtyrë seancën për 27 shtator për shkak kërkesës së mbrojtjes së të akuzuarit Zoran Zaev për përjashtimin e videove nga masat e veçanta hetimore tashmë të publikuara në “Youtube”, njofton Portalb.mk.

Zaev, i cili sot për herë të parë u shfaq në Gjykatë si kryeministër i shtetit, tha se ai dhe mbrojtja e tij kanë qenë të mendimit se a ta publikojnë videon e plotë që të dihet përmbajtja e plotë ose të kërkojnë përjashtimin e saj si dëshmi, pas së cilës kanë vendosur ta përdorin si mundësi të dytë që ua lejon ligji.

Duke u kthyer në pyetjen e seancës se a bëhet fjalë për inçizimin e njëjtë që është publikuar në youtube, Zaev tha se nuk duhet të jetë ekspert që ta shoh se inçizimi është i njëjtë, vetëm ajo që është publikuar në youtube, siç aludoi Zaev, u organizuar nga qeveria e mëparshme.

“Ata ishin të vetëdijshëm se me publikimin e inçizimit e humbin të drejtën e përdorimit të tij para Gjykatës, por për nevojat e gjykimit politik, kanë vendosur ta refuzojnë”, tha Zaev.

I pyetur se a pret Prokuroria të zbulojë kush e ka vendosur videon në youtube, kryeministri në mënyrë ironike theksoi se PSP tashmë dy vite e zhvillon hetimin, ndërsa dihet se për rruajtjen dhe për procesimin e videove vendos dhe është përgjegjës prokurori publik.

Ndryshe, Zaev sipas akuzës ngarkohet se në cilësinë e personit zyrtar si kryetar i Komunës së Strumicës, nga biznesmeni, Ivan Nikollov, ka kërkuar ryshfet prej 163.924 euro, gjegjësisht nga 2 euro për metër katror tokë ndërtimtare në Strumicës, për të cilën Nikollov ka qenë i interesuar që të privatizohet.

Gjykimi i liderit të LSDM-së për këtë rast deri më tani disa herë është anuluar.

Procesin gjyqësor kundër Zaevit për rastin “Ryshfeti” e udhëheqë gjykatësja Dijana Gruevska-Ilievska, e cila njëkohësisht është edhe zëvendëskryetare e Gjykatës Themelore Shkupi 1.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button