Zhbogar: Të ndryshohet ligji dhe buxheti shtetëror për ndihmën juridike

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar në konferencën përfundimatare “Qasje në drejtësi” të organizuar nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur, vlerësoi se realizimi dhe zbatimi i drejtë i ndihmës juridike për grupet e margjinalizuara fillimisht duhet të pasohet nga rritja e buxhetit shtetëror të paraparë për këtë procedurë, dhe më pas të ndryshohet ligji për të, njofton Portalb.mk.

“Procedura e ndihmës juridike ka mungesë të resurseve të cilat duhet të sigurohen nga sistemi shtetëror. Duhet të bëhen ndryshime këtu ngaqë shteti nuk mund të siguron drejtësi adekuate pa mjete financiare. Procedura e ndihmës juridike fillimisht duhet të ketë qasje ndaj institucioneve lokale, në kapacitetet e administratës dhe të pëcaktohet varësisht nivelit të varfërisë së qytetarëve. Nuk ekziston një sistem për të gjitha shtetet, secili shtet duhet të gjejë mënyrë të duhur dhe adekuate  dhe se ajo duhet të mundësojë kualitete të caktuara që të sigurojë shërbime cilësore dhe relevante në kuadër të këtij sistemi”, tha Zhbogar.

Ai vlerësoi që Maqedonia të plotësojë kushtet për sistem solid dhe të drejtë të gjyqësorit duhet të bëjë ndryshime në ligjin për sigurim të ndihmës juridike.

“Ministria e drejtësisë dhe repartet e saja të cilat vendosin për këtë procedurë duhet të përforcohen në kapacitetet e tyre dhe të bëhet promovim më i madh i kësaj procedure”, tha Zhbogar.

Qëllimi i kësaj konference ishte prezantimi i rezultateve të dala nga projekti “Përparim dhe promovim i të drejtës për ndihmë falas juridike”, ku hulumtuesja Diana Millenkovska bëri të ditur se çdo i katërti person ka shfrytëzuar këtë të drejtë.

“Sipas rezultateve të hulumtimit çdo i katërti nga 191 të anketuarve të cilët kërkuan ndihmë nga 5 shoqata juridike kanë shfrytëzuar të drejtën për ndihmë juridike. 36% e të anketuarve kanë probleme të kategorisë së sigurimit të invaliditetit social dhe pensional. Në krahasim me të njëjtën procedurë, qytetarët janë të kënaqur me ndihmën juridike të marrë më herët nga shoqatat”, tha Millenkovska.

Siç bënë të ditur Millenkovska, 66% e të anketuarve vlerësojnë se procedura e ndihmës juridike ka lehtësuar qasjen ndaj institucioneve të drejtësisë, por sërish rezultatet kualitative vlerësojnë se ky lehtësim nuk është i mjaftueshëm, për shkak se nuk kanë mundësi ngaqë institucionet dhe shoqatat nuk kanë kapacitet për zbatim të kësaj procedure.

“Pakënaqësi ka ndaj institucioneve të cilët ofrojnë ndihmë dhe mundësojnë përdorim të kësaj ndihmë në procedura gjyqësore”, tha Millenkovska.

Metodologjia e hulumtimit ka qenë kualitativ dhe kuantitativ. Hulumtimi kuantitativ është realizuar nga 24 prilli deri më 17 maj të 2017-s, nëpërmjet të anketuarit të 191 personave, kurse ai kualitativ nëpërmjet tre grupeve diskutuese në tre qytetet të Maqedonisë, Shkupit, Manastirit dhe Shtipit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button