Maqedoni: Ja çfarë dokumente ju duhen nëse udhëtoni jashtë shtetit me veturë të huaj

Vera është periudha kur shumica e njerëzve vendosin të udhëtojnë jashtë kufijve shtetëror më së shumti me veturë, njofton Portalb.mk.

Nëse edhe ju jeni njëri nga ata që keni vendosur të udhëtoni me veturën tuaj duhet ta keni parasysh se pa dokumente të caktuara nuk mund ta kaloni shtetin.

Për udhëtim me veturë jashtë shtetit janë të nevojshme këto dokumente ndërkombëtare:

  • Karton i gjelbër
  • Autorizim për menaxhim me veturë të dikujt tjetër
  • Leje ndërkombëtare për vozitje
  • Sigurim të udhëtimit

Megjithatë, për diçka mos të harroni, ju rikujtojmë cilat dokumente janë të nevojshme:

  1. Dokumentet e nevojshme për lejen ndërkombëtare të vozitjes:
  • 2 fotografi (45mmx 35mm)
  • Prani personale me dokument të identifikimit (letërnjoftim/pasaportë)
  • Leje shtetërore të vozitjes
  • Vërtetim nga Ministria e Punëve të Brendshme për shkeljen e ndalimit të drejtimit të automjetit ( jepet nga MPB dhe RTVM).

Me rëndësi: tre vite, por me skadimin e vlerës së lejes shtetërore skadon edhe vlera e lejes ndërkombëtare.

Nëse e huazoni veturën e prindërit, shokut ose dikujt tjetër është e nevojshme që t’i posedoni dokumentet gjegjësisht Miratim për menaxhim me veturë të huaj jashtë Republikës së Maqedonisë (Autorizim)

Që të merrni autorizim duhet t’i nxjerrni këto dokumente:

  1. Për persona fizik:

– Leje komunikacioni nga vetura dhe prani personale të pronarit me dokument të identifikimit (letërnjoftim/pasaportë)

– Prani personale të personit që do ta shfrytëzoje veturën me pasaportë

  1. Për persona juridik:

– Kërkesë për nxjerrjen e Miratimit për menaxhim me veturë të huaj me memorandum të firmës

– Leje komunikacioni të veturës

-Prani personale të shfrytëzuesit të veturës me pasaportë

Vlera: 1 vjet

Përveç kësaj, të gjitha dokumentet ndërkombëtare ju mund të nxirrni në AMSM 24/7 në Qendrën e Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button