Mllef
Mllef dhe mllef o mllefqar
Inati të qoftë për punë të mbar
Për shëndet të qoftë puna ziliqar
Zili për të patur në gomar.
Fjala jote nuk më trëmb
Dhe zili nuk kam askënd
Ball inatit vëndos një shkëmb
dhe mundohem ta mbush me mënd
Mllef dhe mllef o mllefqar
Ti e trëmb dhe një gomar
bënë të varet me litar
se i dole hileqar
Qesh e qesh e të më jesh
Frig nga vetja të mos kesh
Se po qe i fortë dhe burr
tullë, tullë do bësh mur
Dhe në po rënohet muri
Ti sërish do ta ndërtosh
Se na qënke një lum buri
E inatin nuk do harosh
E na thua se ç’na thua
Vaj e vaj hallet e tua
Dhe gomarit që u vra
Jetën borxh ke budalla
Mllef dhe mllef o mllefqar
Se na dole ziliqar
Dhe gomari u mbush me mënd
E ti shkëmbin po e çmënd.