Veliaj: Fitorja është rezultat i punës së bërë

Erjon Veliaj e cilësoi fitoren e PS-së, si një vlerësim për punën e bërë në këto vite dhe gjithashtu theksoi se puna e bërë në Bashkinë e Tiranës, solli një rezultat spektakolar në kryeqytet.

“Populli i Tiranës, nuk do më sherre, nuk do më ti dhunohet prona e përbashkët, por do punë konkrete dhe këtë mesazh e dha mjaft mirë në këto zgjedhje. Ky ishte një mesazh mjaft i qartë për të gjithë gjithologët që bredhin dhe shajnë në çdo studio televizive. Patëm një hov të madh punë në këto vite, me Pazarin e Ri, sheshin Skënderbej, Unazën e Re, etj, dhe populli i Tiranës e vlerësoi këtë. 18 mandate në kryeqytet janë vlerësim për punën e bërë, por edhe një përgjegjësi akoma më e madhe për të ardhmen”, tha Veliaj

Kryebashkiaku tha se puna e bërë në kryeqytet bëri që Partia Socialiste të fitojë bindshëm edhe në zonat që cilësoheshin si bastione të Partisë Demokratike.

“Kemi fituar në disa zona bastion të PD-së, si Pazari i Ri apo Rruga Fortuzi, ku njerëzit i kanë thënë boll më militantizmit, dhe kanë vlerësuar punën”, tha kryebashkiaku i Tiranës.

I pyetur në lidhje me bashkëpunimin me këshilltarët e LSI-së edhe pas këtyre zgjedhjeve, ku PS ka hedhur poshtë mundësinë e një koalicioni me ta, Veliaj tha se do të kërkojë gjithmonë bashkëpunim me këshilltarët e LSI-së, PD-së dhe çdo subjekti tjetër politik.

“Në tryezën e këshillit bashkiak të Tiranës unë kërkoj një bashkëpunim sa më të madh dhe nuk dua të ndalem vetëm te mbështetja e këshilltarëve të koalicionit. Njerëzit janë lodhur me një politikë konflikti dhe presin zgjidhje konkrete për problematikat e tyre të përditëshme”, tha Veliaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button