Pribe me ekspertët i gatshëm ta ndihmojë Maqedoninë në zbatimin e reformave prioritare

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje të Evropiane, Bujar Osmani, sot kanë qenë në drekë pune me ekspertin e BE-së, Rajnhard Pribe, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç kumtojnë nga MPJ, ministri Dimitrov ka shprehur falënderim për angazhimin e ekipit ekspert nga Pribe me çka precizohet detektimi i mungesës në disa fusha kyçe , të cilat sollën drejt tejkalimin e krizës politike.

“Mungesa e institucioneve të pavarura ka pasur pasoja pas proceseve demokratike në Republikën e Maqedonisë. Prioritet i Qeverisë së re reformuese do të jetë profesionalizimi i tyre me qëllim të zbatimit të ligjeve”, ka thënë Dimitrov.

Zëvendëskryeministri Osmani ka theksuar se është i nevojshëm komunikimi i hapur  dhe direkt për të gjitha çështjet që të zgjidhen, me qëllim të kuptimit të ndërsjellët, si bazë për kthimin e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve.

Ministrat bashkë e kanë theksuar punën e fuqishme që Qeveria t’i adresojë rekomandimet e Raportit të grupit të ekspertëve të vitit 2015 dhe t’i zbatojë masat e parapara me planin aksionar për reformat urgjente prioritare, me qëllim që Komisioni Evropian ta largojë rekomandimin e kushtëzuar për fillimin e bisedimeve.

Pribe ka theksuar për patjetërsueshmërinë e përforcimit të angazhimit dhe mobilizimit të institucioneve relevante në vend për zbatimin e rekomandimeve të Raportit të reformave prioritare dhe e ka riafirmuar përgatitjen e ekipit të ekspertëve që t’i ndihmojnë Maqedonisë për t’i tejkaluar mangësitë e theksuara në disa fusha të rëndësishme në lidhje me sundimin e ligjit, lirisë së mediave dhe pavarësisë së trupave rregullator.

————————————————————

“Mëngjes pune me ekspertin e BE-së Rajnhard Pribe, së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, prezantuam planin e ri aksional të Qeverisë për përmbushjen e Reformave Urgjente Prioritare”, shkruan në “Facebook” zëvendësministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, njofton Portalb.mk.

“Rajnhard Pribe është mik i rëndësishëm i vendit dhe kyçja e tij në këtë proces është e rëndësisë së veçantë për Republikën e Maqedonisë”, shton Osmani.


——————————————————————————

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme do të kenë mëngjes pune me ekspertin e Bashkimit Evropian Rajnhard Pribe, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ), njofton Portalb.mk.

Nga MPJ-ja theksojnë se, siç është paralajmëruar nga ana e eurokomisarit Johanes Han, Pribe vjen në Maqedoni me qëllim që të ndihmojë në zbatimin e reformave të lidhura me Prioritetet reformuese urgjente.

Përndryshe, dje në Maqedoni në takim me kryeministrin Zoran Zaev dhe liderët e partive politike në vend ishte edhe eurokomesari Johanes Han.

“Është e rëndësisë së veçantë që të punohet në agjendën reformuese e cila që nesër do të ndihmohet nga ekspertët nga BE”, deklaroi Johanes Han, pas takimit me Zoran Zaev.

Pas takimeve me partitë politike, komisioneri për Zgjerimi dhe Fqinjësi, Johanes Han ka vlerësuar se për realizim të reformave në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë duhet bashkëpunim konstruktiv dhe konsensus nacional.

“Duhet bashkëpunim kostruktiv dhe konsensus nacional në reforma në interes të qytetarëve të Maqedonisë”, tha Han.

LEXO: Aksion diplomatik në Maqedoni, ja çfarë pritet nga vizita e Hanit dhe Pribesë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button