Shtëpia e Bardhë: Është i mundur sulm i ri i forcave siriane me armë kimike

Shtëpia e Bardhë njoftoi mbrëmë se Qeveria siriane me siguri po përgatitet për një sulm të ri me armë kimike dhe e paralajmëroi presidentin sirian Bashar Asad se ai dhe ushtarët e tij do të paguajnë çmim të lartë nëse këtë e bëjnë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Shon Spajser tha se SHBA-ja ka informata për sulm të ri potencial me armë kimike në të cilin mund të vriten një numër i madh i civilëve duke përfshirë edhe fëmijë.

Spajser shtoi se informatat me të cilat disponon Uashingtoni janë si ato para sulmit me armë kimike më 4 prill në të cilin u vranë 70 persona në territorin nën kontroll të kryengritësve. Siria mohoi se ka kryer sulm kimik. Në përgjigjen ndaj këtij sulmi, qeveria e Trampit goditi me raketa të kryqëzuara ndaj bazës së Aviacionit ushtarak sirian.

Spajser paralajmëroi se nëse Asadi kreu sulm të ri me armë kimike “ai dhe ushtarët e tij do të paguajnë çmim të lartë”. Shtëpia e Bardhë nuk i zbardhi dëshmitë në mbështetje të këtij pohimi për përgatitje të regjimit të Asadit për sulm të ri kimik”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button