AAK në pritje të koalicionit me LDK-në, LDK: Jo më me PDK-në

AAK-ja vazhdon të insistojë në një koalicion me LDK-në, pavarësisht që kjo e fundit nuk lodhet së deklaruari se aty ku është PDK-ja, LDK-ja nuk do të jetë.

Pal Lekaj ka thënë se nuk është mirë që LDK-ja të vërë vija të kuqe, duke thënë se edhe personalisht kishte deklaruar ndryshe, por që tash është në koalicion me PDK-në.

“Ne synojmë LDK-në dhe AKR-në, por gjithçka është e mundshme në politikë dhe asnjëherë nuk duhet të thuhet jo”, ka thënë Pal Lekaj për televizionin Kohavision.

Koalicioni PDK-AAK-NISMA doli fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit në Kosovë, duke arritur të fitojë mbi 33 për qind të votave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button