Sheqerinska: Do të debatojmë, nuk do të udhëhiqemi nga premisa “na u tek, do ta nënshkruajmë”

Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë, Radmilla Sheqerinska në emisionin “Top Tema” ka thënë se nuk dëshiron të ngjall shpresë se do të kompensojnë njëmbëdhjetë vjetët e qeverisje së kaluar dhe nuk do të udhëhiqen nga premisa “na u tek, do ta nënshkruajmë”, njofton Portalb.mk.

“Nuk dua të ngjall shpresë se përnjëherë do të kompensojmë njëmbëdhjetë vjetët. Duhet të fokusohemi në rezultatet të cilat do t’i zhbllokojnë bisedimet. Vullneti politik tash është ndryshe. Për të gjitha pakot reformuese nuk do të udhëhiqemi nga premisa “na u tek, do ta nënshkruajmë”. Do të përpiqemi të debatojmë dhe të pranojmë se nuk jemi gjithmonë në të drejtë. Theksin e vendosim në të drejtat themelore të njeriut dhe çështjen e transparencës”, tha Sheqerinska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button