Ahmeti: BDI fuqishëm qëndron pas marrëveshjeve të koalicionit

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti pas takimit me eurokomesarin për zgjerim, Johanes Han ka treguar se temë bisede e takimit kanë qenë integrimet evropiane për të cilat Ahmeti premtoi se BDI qëndron fuqishëm pas tyre dhe marrëveshjeve të nënshkruara me partitë e shumicës parlamentare, njofton Portalb.mk.

“Kemi folur për të gjitha problemet të cilat kanë të bëjnë me proceset, reformat në gjyqësor, bashkëpunimin me opozitën si dhe për të gjitha çështjet të cilat dalin nga Marrëveshja e Përzhinos, e cila u arrit me ndihmën e faktorit ndërkombëtar dhe partive politike në Maqedoni. E binda Hanin se BDI do të qëndrojë fuqishëm pas të gjitha marrëveshjeve të cilat i arritëm dhe i nënshkruajtëm, se do të punojë për të gjitha marrëveshjet të cilat i arritëm me koalicionin dhe se do të ndërmarrim të gjitha hapat për të qenë më afër realizimit të të gjitha çështjeve të cilat na afrojnë drejt Bashkimit Evropian”, tha Ahmeti.

Para Ahmeti, Han është takuar edhe me liderin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi dhe VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button