Irani posedon rezervat më të mëdha në botë të gazit natyror

Irani me 33.5 trilionë metër kub është vendi i parë në botë që ka më shumë rezervat e provuara të gazit natyror, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas përpilimeve që gazetari i AA-së ka bërë nga raporti i “Rishikimit statistikor i energjisë botërore BP 2017” parashikohet se në botë ndodhen 186.6 trilionë metër kub gaz natyror rezerva të provuara, të cilat gjithashtu parashikohen se do të jenë të mjaftueshme për tregun për më shumë se 50 vite.

Rezervat më të mëdha të gazit natyror gjenden në rajonin e Lindjes së Mesme me 79.4 trilionë metër kub gaz natyror (42.5 përqind), e cila ndiqet nga Rusia 56.7 trilionë metër kub dhe Europa dhe Euroazia duke përfshirë edhe Turkmenistanin. Ndërsa rajoni me më pak rezerva të gazit natyror është Amerika e Mesme dhe ajo Jugore me 7.6 trilionë metër kub.

Për vitin e kaluar Irani është renditur vendi i parë në botë me 33.5 trilionë metër kub rezerva të provuara të gazit natyror i cili ndiqet nga Rusia me 32.3 trilionë metër kub dhe Katari me 24.3 trilionë metër kub.

SHBA, vendi që prodhon më shumë gaz natyror

Në tregjet globale të energjisë vitin e kaluar SHBA-ja me 749.2 miliardë metër kub ka rezultuar vendi që ka prodhuar më shumë gaz natyror, ku në këtë mënyrë bëhet e ditur se 21 përqind e gazit natyror të ofruar në tregun në mbarë botën vitin e kaluar është prodhuar në SHBA.

Ndërsa këtë vend e ka ndjekur Rusia me 579.4 miliardë metër kub dhe Irani i cili është renditur i treti me 202.4 miliardë metër kub pavarësisht se është vendi që posedon rezervat më të mëdha në botë për gazin natyror. Nga pikëpamja e rezervave dhe prodhimit të gazit natyror në botë për vitin e kaluar 10 vendet e para radhiten si më poshtë:

Vendet që posedojnë më shumë rezerva të gazit Sasia e Gazit Natyror (trilion metërkub)
Iran 33,5 trilionë
Rusi 32,3 trilionë
Katar 24,3 trilionë
Turkmenistan 17,5 trilionë
SHBA 8,7 trilionë
Arabia Saudite 8,4 trilionë
Emiratet e Bashkuara Arabe 6,1 trilionë
Venezuelë 5,7 trilionë
Kinë 5,4 trilionë
Irak 3,7 trilionë

 

Vendet që kanë prodhuar më shumë gaz natyror (2016) Sasia e prodhuar (miliardë meterkub)
SHBA 749,2 miliardë
Rusi 579,4 miliardë
Iran 202,4 miliardë
Katar 181,2 miliardë
Kanada 152 miliardë
Kinë 138,4 miliardë
Norvegji 116,6 miliardë
Arabi Saudite 109,4 miliardë
Algjeri 91,3 miliardë
Australi 91,2 miliardë

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button