fbpx

Përplasje në Kuvendin e Serbisë për formimin ose jo të Ministrisë për Kosovën

Sot në Kuvendin e Serbisë është zhvilluar një debat i rreptë rreth formimit ose jo të Ministrisë për Kosovën të cilën deputetë serbë vazhdojnë ta quajnë Kosovë e Metohi, transmeton Koha.net.

“Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë dhe nuk ka nevojë të krijohet Ministria për KM (Kosovë – Metohia)”, ka deklaruar shefi i grupit të deputetëve të Partisë Përparimtare të Serbisë (SNS) Aleksandar Martinoviq.

“Sipas kësaj logjike, Serbia duhet të ketë ministri për Vojvodinën, Beogradin Pomoravlen… Neve nuk na bie ndër mend për këtë. Çdo ministri dhe çdo ministër i Serbisë është i autorizuara për Kosovën në përputhje me Kushtetutën e Serbisë, me ligjet e Serbisë dhe me Rezolutën e KS të KB-së të 1244”, citon b92 të ketë thënë Martinoviq i cili ka shtuar se Serbia edhe ashtu është shumë e pranishme në Kosovë.

Formimin e kësaj ministrie e kishin propozuar deputetë e nga “Dveri”.

Serbia në vitin 2007 kishte themeluar Ministrinë për Kosovën. Ministër i saj ka qenë Goran Bogdanoviq, zyrtar DS –së nga Kosova.

Ministria për Kosovën u suspendua më vonë dhe në vend të saj, në vitin 2012, u formua e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Në Kuvendin e Serbisë sot janë dëgjuar edhe akuza të rënda se kush e ka tradhtuar për Kosovën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button