May arrin marrëveshjen për qeverisje me partinë e Irlandës së Veriut

Partia Konservatore e kryeministres brtanike, Theresa May, arriti marrëveshje me Unionistët Demokratë për formimin e qeverisë së pakicës.

Dhjetë deputetë të partisë nga Irlanda e Veriut do t’i mbështesin Konservatorët në Parlament, transmeton REL. 

Në këmbim, Irlandës do t’i jepen një milliard sterlina shtesë gjatë dy vjetëve të ardhshëm.

Liderja e Unionistëve Demokratë, Arlene Foster, tha se marrëveshja “është e mirë edhe për Irlandën e Veriut, edhe për Mbretërinë e Bashkuar”.

Marrëveshja vjen gati tri javë pas zgjedhjeve në Britani, në të cilat Konservatorët e kryeministres May kanë humbur shumicën parlamentare.

May i ka thirrur zgjedhjet e 8 qershorit për të forcuar pozicionin e saj dhe të partisë së saj në negociatat për Brexit, por, ndryshe nga pritjet e saj, ajo ka humbur 13 ulëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button