Autostrada Kërçovë-Ohër shtrenjtohet në mënyrë misterioze

Realizmi i autostradës Kërçovë- Ohër ka histori të gjatë. Linjat e para të projektit janë bërë në vitin 2001. Pas tre viteve qeveria e atëhershme vendosi ta ndërpresë me arsyetimin se nuk ka para. Dokumentacioni i projektit është përfunduar në periudhën 2007 deri në vitin 2009. Sipas dokumentacionit, ndërtimi është dashur të kushtojë 270 milionë euro. Katër vite më pas, Qeveria e Gruevskit e nënshkroi kontratën me kompaninë kineze Sinehidro me të cilën shuma është tejkaluar për 100 milionë euro. Tre vite pas fillimit të punimeve në terren, po kalkulohet se ky projekt qytetarët do t’i kushtojë edhe 100 milionë euro shtesë. Është e domosdoshme të bëhet analizë për të parë arsyen e rritjes aq të madhe të shpenzimeve, thotë profesori i Fakultetit të ndërtimtarisë në Shkup Goran Markovski, njofton Alsat M.

Periudha 2001-2015 është e gjatë. Kemi një numër të madh të informatave, tendenca të reja në sferën e ndërtimtarisë. Gjithsesi, disa vendime që janë marrë në atë periudhë, sot ato nuk do ishin marrë. Sido qoftë, problemi kryesisht del nga përbërja e terrenit. Atje kemi terren shumë të llojllojshëm që u shkakton probleme ndërtimtarëve- deklaroi Goran Markovski, profesor në Fakultetin e Ndërtimtarisë – Shkup.

Sipas Markovskit, nuk mund të pohohet se vetëm zhvendosjet teknike mund ta rrisin çmimin e autostradës. Ai thotë zhvendosje nga projekti ka vetëm në pjesën e pjerrësive.

 Alternativa për zgjidhjen e këtillë e cila ndoshta nga aspekti mi sotshëm është e vjetruar, është të ndërtohen tunele, galeri ose objekte të ngjashme që në çdo rast kushtojnë më shtrenjtë sesa zgjidhja me pjerrësi- tha Goran Markovski, profesor në Fakultetin e Ndërtimtarisë – Shkup.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button