Tragjedia familjare në Gllumovë, sot varrosen tre viktimat (FOTO)

Sot në Gllumovë të rajonit të Shkupit varrosen tre viktimat e tragjedisë së vrasjes së djeshme, njofton Portalb.mk. Xhemati është duke i përcjellur për në banesën e fundit, dy djemtë e vëllait dhe vëllain e vrasësit i cili më pas bëri vetëvrasje. Ky i fundit sipas riteve fetare musilmane nuk varroset së bashku me ata që ka vrarë. I njëjti ende është në morgun e spitalit, mëson Portalb.mk. Ai madje ka plagosur edhe një person i cili është në spital.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10 kur Shaban Sulejmani nga fshati Gllumovë ka shkuar mysafir te djemtë e tij në lagjen Gjorçe Petrov 2. Atje i ka takuar djemtë e vëllait, Muminin, Arijanin dhe Bariun që kanë qenë te djemtë e tij Nebiu dhe Zylqifliu. Ai ka shtënë drejt tyre. Nipërit Mumini dhe Arijani janë vrarë në vend ndërsa Bariu është plagosur në bark dhe është dërguar në Qendrën urgjente në Shkup.

Pasi e ka kryer aktin makabër, Shaban Sulejmani është nisur drejt f. Gllumovë. Në rrugë e ka takuar vëllain e tij Avdylin, pas çka ka shtënë edhe ndaj tij, e të cilin e ka vrarë në vend. Familjarët e afërt të Shaban Sulejmanit janë përpjekur ta qetësojnë dhe ta bindin t’i dorëzohet policisë, por ai pasi e ka parë policinë në oborrin e shtëpisë, është vetëvrarë me pistoletën e njëjtë me të cilin vrau anëtarët tjetër të familjes.

LEXO: Policia jep detaje për vrasjen e katërfishtë në Saraj

Gllumove (1) Gllumove (2) Gllumove (3) gllumove

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button