Avokati i Popullit: Mbështetja e viktimave të torturës, bazë e demokracisë

“Detyrimi për të luftuar torturën dhe keqtrajtimin nuk duhet të jetë vetëm deklarative, por është koha që autoritetet të marrin masa dhe veprime konkrete për t’i luftuar situatat e tilla dhe viktimat që u janë nënshtruar torturës apo trajtimit tjetër mizor, jo-njerëzor ose poshtërues t’ju sigurohet mbështetje e duhur ligjore, mjekësore, psikologjike dhe sociale”, tha Avokati i Popullit në një deklaratë me rastin e 26 qershor, Ditës Ndërkombëtare në mbështetje të viktimave të torturës, njofton Portalb.mk.

Ai theksoi se mbështetja e viktimave nga tortura paraqet një nga detyrimet themelore për çdo shoqëri e cila i respekton parimet demokratike dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

“Avokati i Popullit si mekanizëm parandalues nacional kryen monitorim të vazhdueshëm në vendet e privimit dhe kufizimit të lirisë së lëvizjes dhe vazhdimisht alarmon për kushtet johumane dhe trajtim degradues të personave të cilët janë të ekspozuar në këto vende”, thuhet në deklaratë.

Ndryshe, me 12 dhjetor të vitit 1997, me rezolucionin 52/149, Kuvendi i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara e shpalli 26 qershorin si ditë ndërkombëtare për mbështetjen e viktimave të torturës,  me qëllim që të çrrënjoset plotësisht tortura dhe të ketë funksionim efektiv të Konventës kundër torturës dhe trajtimeve të tjera, çnjerëzore ose poshtëruese apo ndëshkim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button